Top Channel/ Berisha: Mbrëmë u bëmë shumica numerike? Kur do jetë protesta e radhës?
12/07/2024 22:56

SALI BERISHA: E nisëm këtë lëvizje në kohën më të vështirë, në ditët kur opozitës shqiptare iu bë atentati më i turpshëm, që gjykimi i historisë do e damkosë si episodin më të zi për demokracinë shqiptare. E nisëm këtë rrugëtim, sepse donin të na shpërbënin. Donin të na caktonin kryetarin. Donin të na shndërronin ne motër të partisë se krimit. Donin të na fshinin identitetin. Donin të përçanin. Kjo do të ishte për Shqipërinë atentati më i rëndë. Sepse shkatërrimi i opozitës po bëhej që narkoshteti i Edi Ramës ta kishte të shtruar rrugën e sundimit absolut. Për ti vjedhë shqiptarët i pashqetësuar. Për të dëbuar shqiptarët pasivisht nga Shqipëria. Po si mund ta pranonin ne këtë? Ishim pak veta atëherë. Akoma më pak besonin se do t’ia dilnim. Por kauza jone ishte e drejtë. Dhe ne bëmë detyrën tonë. Nisëm foltoren. U shtuam në numër. Nga dhjetëra veta, u bëmë qindra e qindra. Vazhduam me Kuvendin e Dhjetorit. Nga qindra e qindra, u bëmë mijëra e mijëra. Vijuam me procesin e Rithemelimit. Ndonëse na luftuan me gjithë angazhimin e mafies së Xhorxh Sorosit. Më gjykatat që na sekuestruan simbolet e Partisë. Me McGonigalët që kontraktoheshin për të goditur Sali Berishën. Ne sërish, nga mijëra e mijëra u bëmë dhjetëra mijëra. Vazhduam të palëkundur në farsën zgjedhore të majit 2023. Aty ku u planifikua dhe zhdukja jonë. Duke ndaluar emrin e Sali Berishës në fletë votimi. Pa asnjë financë. Pa vëzhgues. Pa numërues. Pa komisionerë. Pa logo. Po ne nuk u mposhtëm. Nuk u tutem, nuk u zbrapsëm. Iu dhamë përgjigjen tmerruese që meritonin. Nga dhjetëra mijëra, u bëmë qindra mijëra! U bëmë 600 mijë veta. Lufta e tyre nuk u ndal. Arrestuan liderin e opozitës, pa prova, pa fakte, pa akuzë. Dhe ne u përgjigjëm me Rrugën e Shpresës. Mbas 5 muajsh betejë në Parlamentin e Shqipërisë. Mbas 192 ditëve qëndrese të pandaluar në Rrugën e Shpresës. Nga ditët e acarta të dimrit, deri në ditët më përvëluese të verës. Mbas 16 protestash në Bashkinë e Tiranës. Ne mbrëmë ia dolëm, që nga qindra mijëra, të bëhemi shumica numerike, shumica politike e shqiptarëve! Ne mbrëmë ia dolëm të ndajmë një vijë të qartë midis shqiptarëve, qofshin ata demokratë, socialistë, pa parti dhe rilindësave, kësaj fare të keqe të Edi Ramës. Ne mbrëmë ia dolëm të lëmë pa gjumë Erion Veliajn. Me mesazhin tonë të qartë: Jep dorëheqjen se kemi forcën dhe legjitimitetin për të nxjerrë për zverku dhe për qafe prej zyre dhe të të varim në shtyllën e turpit të historisë.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA