Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bëri thirrje gjithë shqiptarëve të diasporës, që të ngrihen në protesta të fuqishme, në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Në një takim me të deleguarit e Qarkut të Tiranës, kryedemokrati vijoi akuzat ndaj Taulant Ballës, teksa e paralajmëroi për surpriza. Mes akuzave për kryeministrin Rama, kreu i demokratëve u shpreh se dosja e Xibrakës nuk do të mbyllet, pasi sipas tij, ka fakte kundër Olsi Ramës.