Top Channel/ Berisha ankimon masën!Avokatët firmosin pas 17 ditësh njoftimin për vendimin e gjykatës
13/11/2023 19:09

Pak çaste përpara përfundimit të orarit zyrtar avokatët mbrojtës të ish- kryeministrit Sali Berisha dorëzuan në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme ankimimin e plotë ku kundërshtohen vendimet për masën e sigurimit personal “detyrim me paraqitje” dy herë në muaj për Sali Berishën. Por këtë të hënë ftuesve të gjykatës u janë nevojitur minuta shtesë përtej orarit zyrtar, për t’ia dalë dhe për t’i vendosur në dispozicion të njëjtës palë dy vendimet e zbardhur të gjyqtares Irena Gjoka, për të cilët avokatët ishin shprehur gjatë javës së kaluar se nuk i disponojnë. Për këtë arsye, por edhe të ankimimit të pjesshëm të mbrojtjes së ish-kryeministrit që ndërkohë kishin parashtruar se do të apelonin sapo të merrnin vendimet e zbardhura, dosja qëndroi e ngrirë në sekretari për 17 ditë. Në orët e pasdites së vonë të së hënës, pasi provuan komunikimin telefonik, postën dhe trokitjen në derë, ftuesit ia kanë dalë mbanë të sigurojnë një firmë të Sokol Mëngjesit, që është njëri prej mbrojtësve të ish-kryeministrit. Burimet thanë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha se avokati ka konfirmuar se i mori këtë të hënë verdiktet e zbardhura. Bëhet fjalë për dy dokumente, njëri i 26 tetorit ku Berishës iu rivendos “detyrim paraqitje” në prani vetëm të avokates falas nga shteti dhe tjetri i 8 nëntorit ku Berishës iu refuzua shuarja e kësaj mase. Tani që vendimet e Irena Gjokës janë në dorën e mbrojtjes, pritet se cila do të jetë lëvizja e radhës e secilit, jo vetëm e avokatëve por edhe e SPAK. Me apelimin e plotë mbetet e qartë vetëm një lëvizje, ajo e gjykatës së shkallës së parë që brenda javës dërgon çështjen e masës për Malltezin dhe Berishën në Apel. Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për Berishën dhe për SPAK. Sërish të hënën që vjen datë 20 nëntor do të kuptohet nëse do të paraqitet apo jo para oficerit ish-kryeministri sipas urdhëresës gjyqësore.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA