Top Channel/ BE paralajmëron ndëshkim/ Peter Stano: Do ashpërsojmë masat e marra
08/08/2024 19:36

Qeveria e Kosovës ka vazhduar me zbatimin e planit për hapjen e Urës së Ibrit. Këtë të enjte Ministria e Infrastrukturës ka vazhduar me testimin final të stabilitetit të Urës mbi Lumin Ibër. Sic ka njoftuar zëvendës ministri i Infrastrukturës, këto janë testet finale që po i bën kompania e kontraktuar përmes kamionëve me ngarkesë për të testuar stabilitetin e Urës së Ibrit. Sic tha ai, brenda dy - tre ditësh do të hartohet raporti final sa i përket stabilitetit të Urës së Ibrit. Durmishi ka shtuar se testimet po bëhen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Bashkëpunimi është shumë i mirë, nuk na kanë dhënë kohë, sepse kjo është kontratë e nënshkruar dhe po vazhdon implementimi i saj dhe raporti final do të na tregojë nëse ura është stabile apo ajo. Megjithatë, kjo del të mos jetë e saktë, pasi nga Bashkimi Evropian të enjten paralajmëruan masa shtesë ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të fundit të institucioneve. "Pra, ne kemi masa të vendosura, dhe këto masa mund të shtohen gjithashtu nëse, të gjithë aktorët e Bashkimit Evropian bien dakord se ato duhet të shtohen. Në pjesët e tjera të pyetjes suaj, ditët e fundit kemi dhënë deklaratat tona dhe qëndrimet për çështjet e ndërhyrjes në zyrat e postës së Serbisë dhe për përpjekjet për hapjen e njëanshme të urës mbi Ibër, ua kemi bërë shumë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. Nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Në thelb, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë varg hapash kundërproduktive, negative, të njëanshme, të pabashkërenduara" Aksioni i Policisë së Kosovës për mbylljen e degëve ilegale të Postës së Serbisë është kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-i, të cilët kanë dalë edhe kundër hapjes së Urës së Ibrit. Bashkësia ndërkombëtare pret që Qeveria e Kosovës të dëgjojë mesazhet e tyre.

Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA