Top Channel/BE-ja, dritë jeshile pagës minimale: “Dinjitoze, të përshtatet me inflacionin, por….”!
04/10/2022 22:42

Ministrat e BE i dhanë dritën jeshile direktivës mbi pagat minimale, duke nisur kështu një proces dy vjecar implementimi për vendet anëtare. Sindikatat argumentojnë megjithatë se nevojitet një zbatim më i shpejtë i nismës, për shkak të krizës aktuale të kostos së jetesës. Direktiva e BE-së kërkon që shtetet anëtare, të cilat kanë një pagë minimale për orë pune, të prezantojnë procese që duhet të sigurojnë se ajo është "e përshtatshme". Kjo përshtatshmëri do të duhet të testohet rregullisht në mënyrë që paga minimale të mund të rishikohet nëse rrethanat ndryshojnë për shembull për shkak të inflacionit. Me qëllim arritjen e një vlerësimi të saktë për pagën minimale, direktiva propozon që shtetet anëtare të përdorin vlerat referuese prej 60% ose 50% të pagës mesatare bruto. Ky lloj pragu është më i lartë se paga minimale në shumicën e vendeve anëtare të BE-së, cka nënkupton se këto pagesa ka të ngjarë të rriten në vitet e ardhshme. Në mjedisin aktual të rritjes së çmimeve, pagat reale minimale po bien me shpejtësi, duke ngjallur shqetësim e duke nxitur sindikatat të kërkojnë një zbatim më të shpejtë të iniciativës për rritjen e tyre. “Nuk ka absolutisht asnjë justifikim që shtetet anëtare të presin dy vjet për të ofruar paga më të mira. Kriza e kostos së jetesës kërkon që qeveritë t`i ndihmojnë menjëherë punonjësit e tyre”, tha Esther Lynch e Konfederatës së Sindikatave Europiane (ETUC). Argumenti i mbështetesve të idesë për një periudhë të tillë kohore është se ligji i BE-së, normalisht kërkon kohë për t`u kthyer në ligj kombëtar. Ata thonë se për të lehtësuar barrën e qytetarëve, nuk është e domosdoshme një direktëv urgjente e pagës minimale, sepse Europa dhe vendet anëtare mund ta arrijnë këtë edhe me mënyra të tjera.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA