Top Channel/ Bastisja e ambasadës, Meksika ndërpret lidhjet diplomatike me Ekuadorin
06/04/2024 21:19

Meksika raportohet se po ndërpret lidhjet diplomatike me Ekuadorin pas bastisjes së policisë ekuadoriane të ambasadës meksikane në kryeqytetin Quito, për të arrestuar ish-zëvendës presidentin e vendit, Jorge Glas që strehohej aty. Presidenti meskikan Andrés Manuel López Obrador tha sot se zyrtarët kishin “hyrë forcërisht” në ambasadë, që është një “shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”. Glas strehohej prej dhjetorit në ambasadë kur qeveria e Ekuadorit lëshoi një urdhër-arresti ndaj tij për akuza korrupsioni. Ai i mohon akuzat dhe avokati i tij thotë se është i pafajshëm. Ai ka qenë zv-president i vendit në vitet 2013 deri në 2017, kur u shkarkua prej akuzave në rritje për korrupsion. Më pas u dënua me gjashtë vjet burg për korrupsion në lidhje me kompaninë ndërtuese braziliane Odebrecht, nga e cila prokurorët thanë se Glas ka marrë ryshfete deri në $13.5 milionë. Pas lirimit të tij në nëntor zyrtarët lëshuan një tjetër urdhër-arrest korrupsioni, që kësaj here detyroi atë të kërkonte strehim në ambasadën e Meksikës. Dje u bë ndalimi i tij brenda ambasadës së Meksikës e cila raportohet se i kishte dhënë azil politik. Pamjet nga skenat e djeshme tregojnë policinë që ngjitej në muret e ambasadës meksikane që cila mbante portën e mbyllur. Tensionet mes dy vendeve ishin rritur javët e fundit pas disa komenteve të Obrador për dhunën e përdorur në zgjedhjet e vitit të kaluar n Ekuador. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
Top Channel/ Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali, babai: Në dhomë erdhi një grua…
23/01 14:06
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Meksika, çadra në kufi! Priten dëbime masive. Trump do dërgojë 1500 ushtarë në kufi
23/01 13:03
Top Channel/ Rusia kërkon dialog me Trump! Kreu i NATO i kënaqur me kërcënimet amerikane ndaj Moskës
23/01 13:02
Top Channel/ Trump emëron ambasadorin në BE, Puzder, ish-drejtor ekzekutiv në një rrjet restorantesh
23/01 12:39
Top Channel/ Deklaratat e Mickoskit, Greqia:Çështja maqedonase, e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 12:38
Top Channel/ Anija spiune i shkon “nën hundë” Britanisë, paralajmërojnë Putinin: Nuk shmangemi
23/01 12:35
Top Channel/ Nisin mosmarrëveshjet! Projekti 500 mld dollarësh, “mollë sherri” mes Musk e Trump
23/01 12:30
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News – Kërkon 200 mijë trupa evropiane / Zelenski: Nevojiten për mbështetjen e armëpushimit
23/01 11:56
Top News – Trump, agresiv në garën me Kinën / Gati ‘për luftë’ mbi Inteligjencën Artificiale
23/01 11:53
DIGITALB DIGITALB - OFERTA