Në 10 muajt e parë të këtij viti, bashkitë ngadalësuan mbledhjen e taksave, duke realizuar më pak të ardhura nga burimet e veta. Nga plani i parashikuar janë mbledhur 2 miliardë lekë më pak, ndërsa taksa mbi pasurinë ka pësuar dhe një ulje me 4.2% në 10 mujor. Në këto kushte një sërë bashkish, sidomos ato të zonave bregdetare por edhe ato që janë të përfshira në programin e menaxhimit të mbetjeve kanë përgatitur rritjen e një sërë tarifash si ajo e pastrimit dhe e gjelbërimit, apo të zënies së hapësirave publike. Për ekspertët kjo vjen si mungesë e financimeve nga qeveria qendrore.