Top Channel/ Bajraktari në Portin e Durrësit. Dallandyshe Bici rikthehet në IKMT, Sulo në AKBN
31/07/2024 19:25

Emërimet e ministrave të rinj kanë bërë që disa prej drejtorive më të rëndësishme të mbeten pa titullarë. Por, qeveria nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesit. Kështu në Portin e Durrësit, pas ikjes së Pirro Vëngut si ministër i mbrojtjes, në krye është emëruar Kreshnik Bajraktari. Ai ka mbajtur më parë postin e këshilltarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Konsiderohet person me përvojë të gjatë në fushën e transporteve dhe për disa vjet ka drejtuar qendrën e trafikut urban në Tiranë. I diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, ku ka përfunduar edhe Masterin Shkencor në profilin e “Konstruksioneve Mekanike të Mjeteve Lëvizëse”. Ndërkohë lënia bosh e drejtimit të IKMT-së, pasi kreu i këtij institucioni Ervin Hoxha u bë ministër i brendshëm, ka bërë që ky institucion t’i besohet sërish Dallëndyshe Bicit. Në vendin e saj në krye të Kadastrës ka ardhur një figurë e re Lorena Goxhobelli. Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë duke u fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratave publiko-private për administrimin e pronës shtetërore. Sipas CV-së së saj të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studimet master në Ekonomik, me fokus Administratën Publike, në periudhën 2009 – 2011. Ndërkohë vendi i lënë bosh nga ministri i ri i financave te Agjencia kombëtare e burimeve natyrore, është zënë nga Erlind Sulo. Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtoi i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. Tashmë KESH është institucioni i vetëm që ka mbetur pa drejtues.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA