Top Channel/ Azili, Gjermania “kundër” BE-së: Rregullorja e re zgjat afatet e aplikimit!
17/07/2023 12:22

Gjermania e kritikoi rregulloren e re që u krijon shteteve anëtarë te Bashkimit Europian mundësinë për zgjatjen e afateve të regjistrimet të aplikimeve për azil në kufijtë e jashtëm të bllokut, dhe uljen e së standardeve për akomodim dhe kujdes. Një zëdhënës i ministrisë së brendshme gjermane pohoi se rregullorja e propozuar po rishikohet me kujdes nga qeveria federale. Spanja nga ana tjetër që ka marrë aktualisht presidencën e radhës së BE-së, insiston për një marrëveshje deri në fund të muajit. Ministrat e brendshëm të unionit votuan në fillim të qershorit për reformimin e sistemit të azilit. Sipas planit të tyre, aplikimet e emigrantëve për azil, të cilët janë nga vendet me një normë njohjeje prej më pak se 20 për qind, do të shqyrtohen në kufijtë e jashtëm të BE-së brenda 12 javëve. Gjatë kësaj kohe, ata që kërkojnë mbrojtje do të detyrohen të qëndrojnë vetëm nëpër qendrat e pritjes. Kush nuk e fiton të drejtën e azilit, kthehet mbrapsht menjëherë. Po kështu, personat që kërkojnë mbrojtje në situata krize, duhet të qëndrojnë më shumë se 12 javë nëpër qendrat pranimit, afër kufijve. Situatë krize konsiderohet kur një shtet tjetër tenton të përdorë krizën me refugjatë për t’i shtyrë përpara interesat e veta, siç ka qenë kriza në kufirin bjelloruso-polak. Ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser ka këmnëngulur gjatë negociatave që këto rregulla, të mos vlejnë për familjet me fëmijë në kufi.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA