Edhe pse e kishte njohur Jeruzalemin perëndimor si kryeqytet të Izraelit, Australia zgjodhi të bëjë një hap pas e ta anullojë këtë vendim të qeverisë së mëparshme. Ministrja e Jashtme Penny Wong njoftoi se ekzekutivi aktual i Partisë Laburiste të qendrës së majtë vendosi të njohë përsëri Tel Avivin si kryeqendrën e shtetit hebre. Kryediplomatja nënvizoi se qëndrimi i qeverisë së saj, është se statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet përmes negociatash paqesore mes Izraelit dhe palestinezëve.