Top Channel/ Auron Tare jep alarmin: Çekiçët po gërmojnë pranë Sinagogës Antike në Sarandë
16/02/2024 21:17

Nga Auron Tare Shpesh kemi parë se si politikanë shqiptarë në forume botërore mburren me një ngjarje historike të Luftës së Dyte Botërore: Shpëtimin e hebrenjve. Ngjarjet e fundit e rreshtuan politikën tonë në krahun e shtetit izraelit duke mbrojtur qartësisht vlerat e popullit izraelit. Por, ndërsa flasim dhe krenohemi nëpër forume ndërkombëtare mbi ndihmën që ju kemi dhënë hebrenjve, jo më larg se dy tre ditë të shkuara filluan punimet për rregullimin e Qendrës së Sarandës. Mund të them se nga eksperienca ime 30-të vjecare në këtë qytet kam parë shumë rregullime të cilat shkulnin rregullimet e mëparshme dhe bënin të reja. Edhe këto rregullime nuk e prishën rregullin. Jo më larg se punimet e 2018-së tani më, po ri -rregullohen. Megjithatë nuk mund të flas për këto rri -rregullime mbi rri- rregullime. Dikush më lart e di më mirë se unë këtë punë. E ndërsa qytetin po përpiqen ta bëjnë sa me të bukur dhe sa më të jetueshëm (për turistët) me mbi rregullimet dhe shkuljen e kalldrëmit të 2018-së, buldozerë dhe çekiçë po gërmojnë në qendrën historike të Qytetit Antik të Sarandës. Siç mund ta shikoni qartësisht në këto video, çekiçi gërmon jo më larg se 20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike të shek të V-të dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit. Muret rrethuese të cilat deri në shpalljen e shtetit shqiptar, ishin ende në këmbë dhe të ruajtura për bukuri, i shkatërruan këto 100- e ca kusur vjet të pavarurit shqiptarë. Por le të flasim për atë që e nisëm bisedën. Sinagoga Antike e Sarandës e zbuluar nga arkeologu sarandiot Dr. Kosta Lako në vitet 80-të. Në vitin ’97 u rrethua me ndërtime dhe kioska, të cilat Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano i rrafshoi, duke i dhënë qytetit një vlerë monumentale historike. Vetë Nano, sipas dëshmisë së tij, nuk e kishte menduar se një veprim i tillë kishte ngjallur një simpati dhe vlerësim nga shumë qarqe hebraike, të cilët e konsideruan këtë akt si një përgjegjshmëri të madhe ndaj trashëgimisë kulturore të tyre. Mund të shtoj se Sinagoga e Sarandës është Tempulli i dytë më i hershëm Hebraik në Ballkan dhe një dëshmi e një prezence te hershme të judeve në Ballkanin Romak. 8 vite të shkuara ekspedita shqiptaro-amerikane e kërkimeve nënujore zbuloi jo larg Gjirit të Sarandës një anije antike me amfora të prodhuara në Judenë Antike. E mbytur pak a shumë në të njëjtën periudhë si Sinagoga, ky zbulim ka krijuar një link historik të komunitetit hebraik në Janinë, të cilët citojnë një nga legjendat e tyre se “janë pasardhës të lundërtarëve të mbytur të një anije që vinte nga Judea dhe furtuna e mbyti në gjirin e Onchezmit Antik”. Me pastrimin e rrënojave nga qeveria Nano, Universiteti Hebraik ne 2003, dërgoi dy nga arkeologët e saj më të rëndësishëm, të cilët së bashku me Dr. Etleva Nallbanin konfirmuan në mënyrë shkencore se godina e zbuluar nga Dr. Kosta Lako ishte një tempull hebraik me mozaikë të një niveli të lartë. Shumë botime të kohës, përfshirë New York Times, Washington Post, Harez, Archaeology Magazine, National Geographit shkruan për këtë zbulim të rëndësishëm në Sarandë. Rrënojat e sinagogës u rehabilituan dhe muret rrethuese të qytetit romak shpëtuan. Por, gjithsesi, zona e dëmtuar shumë sillte gjithmonë surprizë dhe me çdo kove eskavatori që zhytej në toke nxirrte mbishkrime, varre antike e plot objekte te tjera. Për këtë arsye, Republika e Shqipërisë ka edhe një ligj që ndalon punime të çfarëdo lloj karakteri në zonat me rëndësi arkeologjike pa praninë e arkeologeve dhe pa një vëzhgim arkeologjik paraprak. Ndërkohë, sikurse e shikoni në video, çekiçi vazhdon të gërmojë ngjitur me sinagogën hebraike, të dytën për nga vjetërsia në Ballkan. Saranda moderne në fakt, është një nga vendbanimet më të hershme të Epirit Antik. I përmendur si vendi ku Enea dhe ikanaket e tjerë trojanë ngritën një tempull për nder të babait të Eneas, Anchizmit, përmendet nga ish-Konsulli Romak, Cicero në shkrimet e tij. I rrethuar me mure te larta romako-bizantine deri në 1849, ende në këmbë dhe me kulla të larta përshkruar në një peisazh të mrekullueshëm të piktorit britanik Eduard Lear. Portë hyrëse për të gjitha ngjarjet historike të 2 mijë viteve ka përfunduar në një grusht rrangullash betoni. Beton, i cili po derdhet pa kursim mbi rregullimet e rregullimeve të mëparshme të çdo administrate.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA