Top Channel/ Atentati, dy 2 vrarë në Kosovë/ Tjetër krim, 2 persona humbën jetën pas të shtënave
13/11/2024 22:50

Mbrëmjen e së mërkurës, dy persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” të qytetit të Klinës. Një person rreth 21-vjecar dyshohet se ka shtënë deri në pesë herë në drejtim të dy personave, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes ndërkohë që personi i dytë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës. I dyshuari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, megjithatë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur ta arrestojë. Policia ka njoftuar po ashtu se viktimat janë rreth 20-vjecar dhe familjar. “Kur kemi arrit në vend ngjarje kemi gjetur viktimën aty dhe i dyshuari vetëm se kishe ikur. Si pasojë e kësaj kemi një person pa shenja jete dhe një tjetër i cili rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur pasi nuk ka mundur që ti përballojë plagët. Policia ka arritur me arrestu personin e dyshuar. Mosha e viktimave sipas informacioneve 19-20 dhe 21-22 vjeçar”, ka thënë Shaban Shala, drejtor në Policinë Rajonale të Pejës. Prokurorja e rastit, Sahide Gashi nga vendi i ngjarjes ka thënë se ende është herët për të konstatuar mbi motivin që çoi deri te vrasja. “Jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave-ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhri që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA