“Arrëthyesi”, baleti simbol i festave ka pushtuar me magjinë e tij publikun që ka ndjekur shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Me muzikën e papërsëritshme të Çajkovskit, mesazhi i dashurisë dhe shpresës vjen përmes një skenografie e kostumografie tërësisht të re, madje dhe personazhe surprizë. Muzika e Çajkovskit ka një melodi që mua më frymëzon gjithmonë dhe me anë të muzikës u lidha dhe doja të bëja diçka më dinamike. E ktheva Klarën në një fëmijë të vërtetë, jo një balerinë që bën fëmijën gjatë pjesës. Futa disa karaktere të reja, shërbëtorja që nuk ekzistonte më parë, gjyshi e gjyshja