Top Channel/ Arrestohet “skifteri” shqiptar në Mykonos, zbardhen vjedhjet me vlerë 55 mijë euro
23/07/2024 18:00

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar dje në ishullin Mykonos të Greqisë, ndërkohë që po kërkohen 3 bashkëpunëtorë të tij, nga të cilët njëri është identifikuar. Ata akuzohen se kishin krijuar një grup që kryente vjedhje nëpër njësi akomodimi turistike. Siç përcaktohet nga studimi i mënyrës së tyre të veprimit dhe përdorimi i kombinuar i të dhënave të mbledhura, autorët kishin formuar një grup kriminal dhe me përbërje të ndryshme çdo herë kryenin vjedhje në akomodime turistike, nga të cilat kanë marrë para, sende me vlerë, veshje, orë dhe sende personale. Gjatë operacionit u identifikua një zonë e hapur ku banonin përkohësisht në një çadër dhe kishin fshehur sendet e tyre mes shkëmbinjve. Nga provat e gjetura dhe analiza e të dhënave të rastit janë zbardhur shtatë raste të vjedhjes së parave dhe sendeve, vlera e të cilave llogaritet në mbi 55 mijë euro. Mes viktimave të vjedhjeve është edhe një shqiptare 37-vjecare. Mes provave të sekuestruara është edhe një armë gjahu e vjedhur në vitin 2022. Gjatë kërkimit për autorët, efektivët e policisë patrulluese dhe O.P.K.E. dje në orët e para të mëngjesit kanë pikasur të dyshuarit duke lëvizur pranë vendqëndrimit të tyre, të cilët duke parë kontrollin e afërt janë larguar me vrap. Megjithatë, më pas gjatë kontrolleve, u arrit të arrestohej 32-vjeçari Aldo Leshi, i cili u kap teksa tentoi të arratisej. Si bashkëpunëtor i tij është identifikuar dhe shpallur në kërkim Ariol Nikolli 21 vjec, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë që dyshohet se janë shqiptarë.

Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
DIGITALB DIGITALB - OFERTA