Top Channel/ Anije me lëndë toksike nga Durrësi?/ Doganat: Do verifikojmë nëse janë mbetje
12/08/2024 19:29

Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit ka vënë në alarm autoritetet në Tajlandë, pasi sipas organizatës “Basel Action Network” që gjurmon tregtinë e mbetjeve toksike, është e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut. Sic raporton “bloomberg.com” anija e linjës së transportit Maersk ishte planifikuar të ankorohej në Cape Town, në Afrikën e Jugut. Por, pas paralajmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN”, në datën 31 korrik u fik GPS-i i anijes dhe ankorimi nuk u bë i mundur. Kompania Maersk konfirmoi se janë dy nga anijet e saj te mallrave që po transportojnë kontenierë me origjinë nga Shqipëria. Sipas te dhenave të kompanisë, 40 kontejnerë u ngarkuan në anijen Contship Vow më 4 korrik në portin e Durrësit të Shqipërisë. Kontejnerët u transferuan më pas në ‘Maersk Campton’ në Trieste dhe do të transferohen përsëri në një anije të Maersk në Singapor më 18 gusht. Anija është planifikuar të mbërrijë në portin Laem Chabang të Tajlandës më 20 gusht. Ndërkohë, një tjetër ngarkesë prej rreth 60 kontejnerësh, të cilat u nisën nga Durrësi dhe u ngarkuan në një tjetër anije të Maersk jashtë Shqipërisë, po bëjnë gjithashtu rrugën e tyre për në Singapor për tu nisur më pas drejt Tajlandës. Anija ‘Maersk Campton’ ndaloi transmetimin e vendndodhjes së saj më 31 korrik. Kompania e transportit tha se nuk është e pazakontë që anijet të çaktivizojnë transmetimin e vendndodhjes për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Sipas Maersk, anija është aktualisht në Oqeanin Indian në rrugën e saj për në Singapor, me destinacion final tajlandën. Drejtori organizatës “BAN”, mënyra e veprimit të kapitenëve të anijes lidhet me faktin se duan t’i shmangen përgjegjësisë para ligjit, pasi janë të jetë e përfshirë në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme. Nderkohë Autoritetet doganore shqiptare bëjnë të ditur se ka nisur nje hetim ndërkombëtar për rastin, pas një njoftimi të mbërritur nga Sekretariati i Konventës se Bazelit për trafik mbetjesh toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës. Menjëherë drejtoria Antitrafik pranë doganës Shqiptare është bërë pjesë e hetimit në bashkëpunim me OLAF. Dogana konfirmon se anija që ka fikur sinjalin e vendndodhjes është nisur nga Durrësi dhe pas një ndalese në Trieste ka vijuar rrugëtimin e saj me destinacion tajlandën. Mediat nderkombetare bëjnë të ditur se Kodi i Kuq është lëshuar në të gjithë botën, teksa grupet për Drejtësinë Ambientale kërkojnë ndalimin e anijes dhe kthimin e saj në Europë, pasi bëhet fjalë për 816 tonë mbetje të rrezikshme.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA