Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka rrëfyer se urdhëroi liderët ushtarakë të planifikonin një bastisje në një fabrikë holandeze në mars 2021 për të marrë 5 milionë doza të vaksinës anti-Covid, për të cilat Bashkimi Evropian kërcënonte se do të bllokonte eksportin drejt Britanisë së Madhe. Në një fragment nga kujtimet e tij, të botuar nga Daily Mail, Johnson shpjegoi se kishte marrë garanci nga Zëvendës Shefi i Shtabit të Mbrojtjes britanike në atë kohë, gjeneral-lejtënant Doug Chalmers, se një operacion ushtarak për të kaluar Kanalin me varka të vogla dhe lundrimi në kanalet holandeze do të kishte qenë i realizueshëm.