Top Channel/ Angli, 20 mijë të ardhur me gomone , shkak La Manshi “i qetë”
02/12/2024 23:02

Justifikimi me detin e qetë në ujërat e ngushticës mes Francës dhe Anglisë, për shtimin e numrit të të ardhurve me gomone drejt brigjeve angleze, është një muzikë e njohur e luajtur edhe nga konservatorët e qendrës së djathtë tashmë në opozitë në Britani. Ky avaz, duket se hedh poshtë dhe zhbën, financimet deri ne afro një miliardë sterlina që Londra i jep Parisit për të frenuar kalimet ilegale dhe të rrezikshme në ngushticën rreth 35 km ne Kanalin angleze apo La Mansh sipas francezeve. Që nga ardhja e laburistëve në pushtet, shifra e kalimeve e ka kaluar tashmë 20 mijë vetëve, dhe asnjëri prej tyre nuk është quajtur pushtues, si dikur shqiptarët përpara dy vjetësh, në numra më të larte sesa aktualisht nëpër këto gomone. Sipas qeverisë aktuale periudha 31 ditore mes tetorit dhe nëntorit ka pasur numrin më të lartë të ditëve të qeta në lundrim të njohura si “red days”, kur kushtet atmosferike e bëjnë më të mundshme ose shumë të mundshme kalimin e ngushticës me gomone. Për të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, nga 768 vetë te mbërritur, këtë vit shifra ishte në 6288 vete, rreth dhjetë herë më shumë. Ndërkohe 122 vetë kanë mbërritur gjatë fundjavës. Këto shifra dalin në kohën kur Ministrja e Brendshme britanike do njoftoje një marrëveshje të arritur me qeverinë e Irakut për bashkëpunimin në luftën kundër grupeve të trafikantëve dhe shtimin e rikthimeve të të mbërriturve drejt Irakut. Ndërkohe luftimet ne Siri nuk përbëjnë lajm të mirë edhe pse ato po ndodhin kur dimri sapo ka trokitur. Laburistët dukshëm, ashtu si edhe konservatorët nuk po kanë një plan dhe afate të qarta se kur do mund dhe si do mund jo vetëm të frenojnë, por edhe rikthejnë të ardhurit, të cilët me shumë gjasa do vazhdojnë të qëndrojnë në ishull, pasi nuk pranohen nga shumica e vendeve nga vijnë dhe nuk kanë të ndalur. Madje laburistët nuk është se po lenë të nënkuptohet se do ketë ndonjë amnisti të mundshme në të ardhmen. Në kushte të tilla kalimet po vazhdojnë dhe laburistët janë në po të njëjtin hall si edhe konservatorët, totalisht të pafuqishëm për të ndryshuar situatën.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA