Top Channel/ Alarmi nga virusi i ri në Kinë! Silva Bino: Jam prekur edhe unë. Nuk shkakton pandemi
06/01/2025 19:48

Metapneumo virusi që është përhapur në Kinë nuk është një virus i ri, pasi ka qarkulluar edhe më parë madje edhe në vendin tonë. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino sqaron se simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me virusin respirator sisnicil dhe gripin. Bino tha: “Është e vështirë ta dallosh dhe kryesisht prekja është kulmonare dhe preken bronket dhe shfaqet ajo që quhet bronkolit. Bronkoliti është një simptomë që shfaqet me fishkëllima. Nënat e dinë për fëmijët e vegjël, por kjo shfaqet dhe te të rriturit. Pra mezi marrin frymë, vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma duhet t’i bëjë njerëzit që të shqetësohen”. Por ka disa grupmosha që mund ta kalojnë më rendë. “Simptomat më të rënda shfaqen kryesisht tek personat e moshuar mbi 65 vjeç. Persona të cilët kanë dëmtime imunitare. Gjithashtu dhe te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç”, shtoi ajo. Infektimi me metapneumovirus paralelisht në grip apo me ndonjë virus tjetër komplikon gjendjen shëndetësore tek pacientët. Por si mund të ruhemi ndaj tij? “Infeksionet respiratorë kërkojnë që personi të vetizolohet. Pra një person i cili është i sëmurë me kollë, me temperaturë, me rrufë nuk mund të shkojë në punë, në kafene. Mund të mbajë maskë”, tha Bino. Një vit më parë, Bino ishte prekur nga ky virus. “Unë vetë kam qenë me metapneumo virus e infektuar. Natyrisht është bërë në kuadrin e një pneumonie që u identifikua çfarë ishte. Kjo është arsyeja pse të gjitha pneumonitë që kanë një shkallë rëndese, ne përpiqemi që të kryejmë një panel të gjerë të viruseve respiratorë. Në atë kohë isha goxha e lodhur. Unë e kalova me një pneumoni. Nuk isha shumë rëndë, por isha për t’u shtruar në spital”, përfundoi ajo. Edhe pse është identifikuar në vitet 2000, ky virus nuk ka pësuar mutacion dhe nuk shkakton pandemi. Në Kinë shpjegon Bino janë alert ndaj çdo virusi respiratorë dhe kjo ka bërë që të identifikohen shumë raste.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA