Top Channel/ Akuzat ndaj Trump për zgjedhjet, pritet publikimi i raportit! Ja vendimi i gjykatës
13/01/2025 21:48

Pas një beteje ligjore të minutës së fundit, raporti përfundimtar i Jack Smith mbi hetimin e tij penal mbi përpjekjet e Donald Trump për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të 2020-ës është një hap më afër për t’u bërë publik. Të hënën, gjykatësja e qarkut të Floridës, Aileen Cannon hodhi poshtë argumentet e Trump dhe ish-bashkëpandehurve të tij në çështjen e dokumenteve të klasifikuara, të cilët janë përpjekur të ndalojnë Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjithë raportin. Departamenti i Drejtësisë ka ende një mocion në pritje përpara Qarkut të 11-të që kërkon të publikojë menjëherë pjesën e raportit rreth 6 janarit, por gjykata ende nuk ka vendosur për këtë mocion. Smith dha dorëheqjen nga posti i tij të premten dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i ka thënë Kongresit se do të publikojë vëllimin e raportit që trajton përpjekjet e Trump për vitin 2020, kur ai të lejohet ligjërisht ta bëjë këtë. Vëllimi i raportit që merret me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump nuk do të publikohet sepse dy të bashkëpandehur ende përballen me akuza. Raporti i shumëpritur për përpjekjet e Trump-it për ndërhyrjen në zgjedhje, në prag të sulmit të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së, pritet të dalë vetëm disa ditë përpara se Trump të bëjë betimin si president. Sa i përket pjesës së raportit në lidhje me dokumentet e klasifikuara, Cannon tha se ajo do të zhvillonte një seancë dëgjimore të premten nëse ajo pjesë e raportit mund të ndahet me anëtarë të zgjedhur të Kongresit.

Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
Top News – Sekretari i OKB thirrje Iranit: Stop armëve bërthamore, bëni hapin e parë
22/01 14:45
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top News- Amerika do shmang konfliktet, Sekretari i ri amerikan i Shtetit shpalos objektivat
22/01 14:31
Top News- 22 shtete padi kundër Trump/ Kundështojnë vendimin për shtetësinë përmes lindjes
22/01 14:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA