Top Channel/ Akuza për mashtrim, Trump paraqitet në dyert e gjykatës për të dytën ditë
03/10/2023 19:10

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump është paraqitur për të dytën herë në Gjykatën e New Yorkut, pas akuzave për mashtrim civil. 77-vjeçari, i cili po përballet me disa beteja ligjore, denoncoi rastin e mashtrimit të biznesit, si një "gënjeshtër" që synon të pengojë përpjekjen e tij për të rimarrë postin e presidentit vitin e ardhshëm. Trump nuk ishte i detyruar të merrte pjesë në ditën e hapjes së gjyqit, pra një ditë më parë, por zgjodhi ta bënte këtë duke u ulur në tryezën e mbrojtjes të rrethuar nga avokatët e tij. "Është një mashtrim. Është një mashtrim. Pasqyrat e mia financiare janë fenomenale", u shpreh ai përpara se të hynte në sallën e gjyqit. Vendpushimi luksoz Mar-a-Lago në Florida, vendi i dramës së dokumenteve të klasifikuara dhe disa klube të tjera golfi të Organizatës Trump janë gjithashtu në ankesën e paraqitur nga organet gjyqësore. Në deklaratën e tij për mediat ish-presidenti i SHBA-së u shpreh se Mar-a-Lago vlen më shumë se 1.5 miliardë dollarë dhe jo 18 milionë dollar, teksa shtoi se kostoja e pronës nuk është vlerësuar siç duhet. Gjatë një pauze të seancës, Trump i zemëruar dënoi gjyqin, të cilin e quajti një të turpshëm dhe të paraqitur nga një prokuror i përgjithshëm që është i korruptuar. Gjykatësi hoqi licencat e biznesit që lejuan Organizatën të operonte disa nga pronat e saj në New Jork, një veprim i njohur si "dënimi me vdekje i korporatës". Pas këtij gjyqi, Trump mund të humbasë kontrollin mbi shumë nga pronat kryesore të kompanisë së tij. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA