Top Channel/ Akti normativ për mjekët, hiqet kufizimet e vendosura për të gjithë shefat e shërbimeve
11/09/2024 20:23

Akti normati që kufizon dypunësimin e mjekëve njëherësh në spitale publike dhe jo publike, ka ka luar tanimë diskutimin në komisionin e shëndetëisë dhe pritet të marrë miratimin në parlament seancën e nesërme .Por ndryshe nga sa ishte paraqitur në relacion, që mjekët të cilët kanë poste drejtuese si në spitale publike apo në departamentet e Universitetit të Mjekësisë nuk do të punonin në spitale private, duke privuar kështu të gjithë shefat e shërbimeve në Qsut, të cilët praktikisht pothuajse të gjithë janë të punësuar në spitale jopublike,me aktin normativ të miratur kjo ka ndryshuar .Shefat e Shërbimeve mund të punojnë në spitale jopublike, por nuk mund të kenë funksione drejtuese në ato spitale apo nuk mund të kenë klinika të tyre . Kjo pikë është negociuar pas një reagimi të fortë të shefave të shërbimeve .Por ndërkohë mjekët e tjerë mund të punojnë në klinika apo spitale private pa cënuar 8 orarëshin e punës në spitalin publik , por jo më shumë se 30 % të orëve të punës që bëjnë në shtet .Ndërsa ata mjekë të cilët punojnë në një spital publik që ka fituar kartën e autonomisë financiare nuk do të lejohet të punojë në privat , pasi do ‘ti lejohet të aplikojë praktikën dyfishe ,që do të thotë se pas orarit të punës ai mund të kryejë vizita me pacientët kundrejt pagësës në spitalin publik, ku një pjesë e kësaj pagese i kalon spitalit dhe pjesa tjetër në xhepin e mjekut .Por aktualisht asnjë spital në vendin tonë nuk është pajisur me kartën e autonomisë fianciare . Paisja me kartën e autonomisë financiare nuk duket afër. Mendohet që spitali memorial i Fierit ta marrë në janar , ndërkohë që spitale të tjera publike kanë aplikuar ose janë në proces për kartën e autonomisë menaxheriale e cila nuk i pengon mjekët të punojnë në privat. Por ndërkohë për të vijuar punën në spitalet jopublike mjekët duhet të bëjnë kërkesë në drejtorinë e spitalit publik dhe ky titullar bën aprovimin ose jo . Ndërkohë që në Ministrinë e Shëndetësisë do të krijohet një regjistër elektronik me emrat e të gjithë mjekëve që janë të punësuar edhe në publik edhe në privat .Mbetet për t’u parë nëse ligji i ndryshuar për urdhrin e Mjekut do të marrë miratim të enjten në parlament .Vetë Urdhri i Mjekut është shprehur se nëse miratohet ateherë do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA