Top Channel/ Abuzimi: Nafta në bursa u ul nga data 14, Shkupi e uli me 10 lekë, Bordi këtu “harron”
16/11/2022 19:43

Kjo ishte deklarata e ministres së financave njëkohesisht drejtuese e bordit të transparancës për çmimin e naftës. Indikatorë të shumtë tregojnë se bordi po favorizon kompanitë e naftës dhe jo qytetarët. një prej tyre është vonesa në uljen e çmimit, kur në bursa nafta zhvlerësohet, apo kur zhvlerësohet edhe dollari. Kjo ka ndodhur disa herë që nga koha kur bordi vendosi më 12 nëntor çmimin 223 për litër. Në Maqedoninë fqinje, enti mbikqyrës i tregut të naftës e uli çmimin dy herë çmimin më 14 nëntor dhe dy ditë më pas në një total prej 10 lekësh ndërsa benzinën e ka ulur me 5 lekë. Aktualisht çmimi i naftës përtej kufirit është 175 lekë. Në vendin fqinj argumentohet se këto çmime të reja për naftën vijnë si shkak I uljes së çmimeve në tregjet botërore dhe një arsye tjetër është dobësimi i dollarit në kursin valuator. Ky është njoftimi i bordit në maqedoni që njofton sot se në bursa çmimi i naftës ka zbritur me 2 përqind në krahasim me datë 14 nëntor dhe kjo është arsyeja që çmimi për qytetarët do ulet sërish. Por bordi shqiptar po e mban të pandryshuar çmimin e naftës që prej datës 12 nëntor edhe pse çmimi ka rënë në bursa. Me këtë vonese disa ditore bordi ka favorizuar kompanitë e naftës të cilat po blejnë më lirë në bursë dhe po shtresin me shtrenjtë. Ministrja tha se bordi ka zvogëluar marzhet e fitimit për kompanitë, por prej datës 14 këto marzhe janë zmadhuara dhe bordi pranë ministrisë së financave nuk po i shikon. Kjo është prova e dytë e abuzimit me çmimin e naftës.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA