Top Channel/ A shkaktoi ‘mbjellja e reve’ përmbytjet katastrofike në Dubai?
18/04/2024 19:05

Evakuimet nga zonat e përmbytura në Dubai vijuan edhe këtë të enjte, teksa Mbrojtja Civile shpërndau ushqime te familjet e prekura. Një stuhi e pazakontë, më reshjet më të rënda në 75 vite, goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke përmbytur autostradat e shtëpitë, dukë bllokuar njerëzit në shtëpitë e tyre. Të paktën 20 persona u raportuan të vdekur në Oman, ndërsa një tjetër u raportua se vdiq nga përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe që mbyllën zyrat qeveritare dhe shkollat për ditë të tëra. Reshjet janë të rralla në Gadishullin Arabik, i cili njihet për klimën e thatë të shkretëtirës, ku temperaturat e ajrit arrijnë deri në 50 gradë Celsius. Por Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani kanë mungesë të sistemeve të kullimit për të përballuar shirat e dendur. Pas stuhisë, u ngritën pyetje nëse mbjellja e reve, një proces që Emiratet e Bashkuara Arabe kryejnë shpesh, mund të ketë shkaktuar shirat e dendur. Mbjellja e reve është një proces në të cilin kimikatet futen në re për të rritur reshjet në një mjedis ku mungesa e ujit është një shqetësim. Por agjencia meteorologjike e Emirateve të Bashkuara Arabe tha për Reuters se nuk ka pasur operacione të tilla përpara stuhisë. Ndërkohë, sipas ekspertëve, reshjet e mëdha u shkaktuan nga ndryshimet klimatike. Shkencëtarët e klimës thonë se rritja e temperaturave globale, e shkaktuar nga ndryshimet klimatike të udhëhequra nga njerëzit, po çon në ngjarje më ekstreme të motit në mbarë botën, duke përfshirë reshjet intensive.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA