Presidenti Joe Biden në një deklaratë për gazetarët ka shtruar pyetjen mbi konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme përpara se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Florida dhe Gjeorgji. I pyetur nëse do të mbështeste Izraelin që të godiste rezervat e naftës së Iranit si hakmarrje për sulmin masiv me raketa të së martës kundër Izraelit , Biden e la derën hapur, duke u thënë gazetarëve: Ne jemi në diskutime për këtë, por asgjë nuk do të ndodhë sot, do të flasim për këtë më vonë. Një ditë më parë, Biden e bëri të qartë se nuk e mbështet një sulm izraelit ndaj vendeve bërthamore iraniane, sipas CNN. Presidenti nuk pranoi të përvijojë se çfarë sanksionesh po shqyrton SHBA kundër Iranit, duke i thënë një gazetari: Unë do t’i tregoj para se t’ju them juve. Ai shtoi se nuk kishte asnjë përditësim për të ndarë mbi pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Gaza.