Top Channel/ A do t’i heqë Uashingtoni Kievit kufizimet mbi armët?Analistët: Do arrijmë në pikën ku…
14/09/2024 21:42

Presidenti Joe Biden u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë të premten për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, mes kërkesve të shumta nga Kievi për partnerët perëndimorë për të hequr kufizimet në përdorimin e raketave të tyre me rreze të gjatë veprimi. Ukraina thotë se një gjë e tillë do të mundësonte goditjen e objektivave ushtarake më në thellësi të territorit rus. Pas më shumë se dy vjet e gjysmë Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës ndërsa presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Keir Starmer u takuan në Shtëpinë e Bardhë. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të qëndrojnë krah jush për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni i Rusisë. Është e qartë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta fitojë këtë luftë”, deklaroi Biden. “Mendoj se javët dhe muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtare. Është shumë, shumë e rëndësishme që ne të mbështesim Ukrainën në këtë luftë jetike për liri”, deklaroi Kryeministri britanik. Ky takimi vjen pasi aleatët perëndimorë po shqyrtojnë mundësinë për ndryshimin e politikës së tyre për të lejuar Ukrainën për të përdorur armë me rreze të gjatë të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për të goditur thellë në territorin rus. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prej kohësh ka këruar këtë. “Vonesat në këtë proces do të lejojnë Rusinë të zhvendosë objektivat ushtarake më thellë në territorin e saj”, ka thënë Zelenskyy. Moska ka paralajmëruar se armatosja e Kievit me armë me rreze të gjatë do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës. “Kjo do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane janë në luftë me Rusinë”, deklaroi Presidenti rus. Ndërsa Biden po shqyrton vendimin, ekspertët thonë se duhen marrë parasysh perspektivat për përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë, një fuqi bërthamore. Ndërsa Shtëpia e Bardhë thotë tani për tani nuk ka një ndryshim, disa analistë thonë se diskutimet po zhvillohen. Një tjetër çështje që adaministrata Biden po shqyrton janë edhe paralajmërimet nga agjencitë amerikane të inteligjencës se Rusia mund të përgjigjet duke ndihmuar Iranin të godasë forcat amerikane në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë Izraelin dhe Hamasin që të arrijnë një armëpushim në Gazë, një çështje që presidenti Biden dhe kryeministri britanik gjithashtu e diskutuan të premten. Javën e kaluar, qeveria e Starmer njoftoi se do të pezullonte disa licenca të eksportit të armëve në Izrael. Administrata e Biden i ka rezistuar trysnisë nga demokratët progresivë apo myslimanët dhe arabo-amerikanët për të miratuar kufizime të tilla.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA