Kreu i PD, Sali Berisha përshëndeti rikthimin e presidentit të SHBA, Donald Trump, një ditë pasi ky i fundit mori detyrën. Ai theksoi se PD është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me Partinë Republikane, administratën e presidentit Donald Trump “për marrëdhëniet me të ngushta miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona”.