Top Channel/ A do dëshmojë Kurti në Prokurori?! Habit ministrja e Drejtësisë
23/12/2024 20:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka për detyrim të dëshmojë para prokurorëve të Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e keqpërdorimeve me rezervat shtetërore. Në ftesën e parë të prokurorisë ku kërkohej që Kurti të paraqitej më 16 dhjetor, ai nuk paraqit me arsyetimin se ishte jashtë vendit e u tregua i gatshëm të presë prokurorët në zyrë. Pas ftesës së dytë që iu bë javën e shkuar, kabineti i kryeministrit njoftoi se prokurorisë i janë dhënë tre data se kur Albin Kurti mund të japë dëshminë, dy prej atyre datave janë gjatë kësaj javë, por që nuk janë bërë të ditura. Bashkë me këto data, kabineti u ka bërë edhe një herë ftesë prokurorëve ta intervistojnë kryeministrin Kurti në zyrën e tij. E një mendje me zyrën e kryeministrit është edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se intervistimi në zyrë është praktikë e mëhershme. Nuk është hera e parë, nuk është diçka e pazakontë, nuk është diçka e paligjshme. Prandaj, nëse Prokuroria Speciale është e interesuar që ta marrë dëshminë e kryeministrit lirisht mund t'i përgjigjet kërkesës së kryeministrit Kurti, gjegjësisht kabinetit, përmes këshilltarëve të tij Tutje, Haxhiu shtoi se ftesa erdhi në kohë të zgjedhjeve për të dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje. Me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën tonë, për ta bllokuar punën tonë, për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës në nenin 129, pika pesë thekson se vetëm “dëshmitari i cili për shkak të pleqërisë, sëmundjes ose të metave të rënda trupore nuk mund t’i përgjigjet thirrjes, mund të pyetet jashtë institucioneve të drejtësisë”. Ndërkohë që mosparaqitja e pa arsyetueshme pasohet me gjobë deri në 250 euro, mosdhënia e dëshmisë po ashtu pasohet me gjobë në vlerën e njëjtë e pastaj i thirruri si dëshmitar edhe mund të burgoset deri në një muaj.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA