Bombardimet ruse vijojnë në Ukrainë. Të paktën 7 persona u vranë në një sulm ajror rus mbi qytetin SLOVIANSK në lindje të Ukrainës ku raketat ruse S-300 goditën 10 ndërtesa banimi dhe objektiva të tjera mbi qytet. Në mesin e viktimave, raportuan autoritetet ishte edhe një foshnjë e vogël, e cila vdiq në një ambulancë rrugës për në spital pasi u nxor nga rrënojat. Ndërkohë në një tjetër sulm në qytetin jugor të Khersonit, nënë e bijë, 48 dhe 28 vjeç u vranë nga teksa ktheheshin nga puna. autoritetet thanë se sulmi i dytë ndodhi pranë një shkolle DMYTRO PLETENCHUK, një zëdhënës i ushtrisë tha se granatimet në qytetin e Khersonit vazhdon. “Grupi Taktik "Grim" po iu kundërpërgjigjet, Megjithatë, për fat të keq, po humbasim civilë”, shtoi ai.