48 vite mësuese dhe Elida Çabej ka vendosur të mos dorëzohet. Gjithë jetën e saj ja përkushtoi arsimit, familja ishin nxënësit dhe kur mosha e pensionit trokiti ajo vendosi ta refuzojë e të vazhdojë rrugën e nisur. Karierën e saj e nisi si mësuese në fshat e megjithëse u duhej të ecnin në këmbë çdo ditë, dëshira për profesionin ishte më e madhe se sot që kushtet janë më komode.