Top Channel/ 4 shtete në “black out”. Reuters: Si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi…
21/06/2024 23:11

Këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Kroacisë, duke ndërprerë punën e bizneseve, mbyllur semaforët dhe lënë njerëzit pa ajër të kondicionuar në mes të valës së të nxehtit. Reuters, duke iu referuar mediave malazeze, raportoi për një zjarr në një linjë transmetimi 400 KË përgjatë kufirit me Bosnjën, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo ka qenë shkaku i ndërprerjeve. Agjencia e lajmeve citon edhe ministren tonë të Energjisë, Belinda Balluku, që njoftoi se ka pasur një avari në interkoneksionin ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Energjia në Shqipëri u rivendos brenda gjysmë ore, por vendi mbeti në një rrezik të lartë për mbyllje të mëtejshme pasi përdorimi i energjisë vazhdoi të ishte i lartë, thotë Reuters. Ndryshimet në furnizimet energjetike të rajonit kanë ngarkuar sistemet e tij të transmetimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë parë një bum në investimet në energjinë diellore, që synon të lehtësojë një krizë energjie që kishte kërcënuar një zhvendosje nga qymyri. Por infrastruktura nuk është e përgatitur për furnizime të reja të energjisë, tha presidenti i Komisionit Rregullator të Energjisë të Maqedonisë së Veriut dhe ekspertë të tjerë të industrisë në prill të vitit të kaluar.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA