Top Channel/ 250 milionë lekë vetëm lulet! Luksi i shfrenuar në dasmën e Kristian dhe Drilona Boçit
28/06/2024 22:10

Kristian dhe Drilona Boçi, të cilët po hetohen për pastrim parash, njihen për jetën e luksit që kanë bërë prej vitesh dhe që nuk asnjëherë nuk janë kursyer për ta ekspozuar në rrjetet sociale. Çifti u bë i njohur në gjashtë vite më parë, kur organizuan një dasmë të dytë luksoze, në 10-vjetorin e martesës, me te ftuar të afërm dhe personazhe VIP. 115 të ftuarit u befasuan nga luksi në eventin e organizuar në një ambient luksoz të kryeqytetit. 30 mijë lule natyrale veshën gjithë ambientin nga tavani në dysheme dhe sikurse u raportua nga mediat rozë, kishin një kosto prej gati 250 milionë lekësh të vjetra. Ftesa ishte një vepër arti më vete. Drilona ishte frymëzuar nga një dasmë libaneze, për formën e këpucës së Hirushes. Ajo mbante një lule lavander dhe madje ishte e parfumosur. Vetë nusja, kishte zgjedhur një fustan bojëqielli “Dolce & Gabbana”, kombinuar me këpucë qelqi, si personazhi i Hirushes. Deri në detaje ishte kujdesur për paraqitjen edhe dhëndri, Kristian, një boksier, i njohur si bamirës dhe që njihej dhe me dy emra të tjerë, Agustin Boçi apo Kristian Botsis. Por, çifti që reklamonte jetën perfektë në rrjetet sociale, tashmë është në telashe, pasi Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, dhe 6 personave të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.

Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
DIGITALB DIGITALB - OFERTA