Plakja e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve drejt vendeve të BE-së ka gjeneruar boshllëk në tregun e punës. Sipas të dhënave nga Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, në vitin 2020 u shpallën 25.141 vende të lira punë. Enea Stravre prej 10 vitesh punon si arkitekt, ai thotë që të gjesh një elektriçist, hidraulik dhe mobilier të mirë bëhet gjithnjë e më e vështirë. Profesionistë e vjetër kanë emigruar, ndërsa të rinjtë i qendrojnë larg punës.