Porti i Durrësit po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh gjatë këtyre ditëve, si pasojë e lëvizjeve masive për festat e fundvitit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 8 ditët e fundit, kanë hyrë në vend 25,477 udhëtarë dhe 7,738 automjete. Janë kryesisht anëtarë të diasporës shqiptare që kthehen për të kaluar festat pranë familjarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe nga shtetas të huaj që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh në vendin tonë.