Top Channel/ 21 janarin do ta hetojë SPAK! Gjykata e Lartë: U hetua roli i drejtuesve të lartë
05/07/2024 19:38

Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin, SPAK është i detyruar të regjistrojë menjëherë kallzimin ndaj ish kryeministrit Sali berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha, dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi të akuzuar nga trashëgimtarët e katër të vrarëve në demonstratwn e 21 janarit. Së bashku me arsyet se përse SPAK nuk duhet të ishte mjaftuar me një shkresë të 24 shkurtit 2023, ku delegonte cështjen pwr hetime atje ku ajo nuk kishte patur rezultat, ky vendim do të thotë se ndaj prokurorisë së posacme ngarkohet detyra tjetër për ta tërhequr dosjen prej prokurorisw sw Tiranws. Dhe sw treti pwr tw disponuar sa më shpejt me veprime hetimore. Duke ngritur pikëpyetje mbi shkresën e SPAK që e transferoi cështjen pranë prokurorisë së tiranës atje ku dosja është e hapur me shpresën se do gjenden vrasësit e Aleks Nikës dhe Hukran Dedës, Gjykata e lartë konsideron se edhe më pas vendimarrja e dy gjykatave të posacme është minimalisht kontradiktore. Duke përdorur termat kapërcim llogjik dhe nihilizëm, kolegji penal shpjegn se edhe apeli i posacëm ia kaloi aktet një prokurorie tjetwr në kushtet kur haptazi prokuroria e e tiranës dihet që kishte pengesë për të hetuar subjekte të posacme sic janë ish kryeministri apo ish ministri i brendshëm. Për subjekte të tilla kompetenca i takon SPAK dhe që sipas gjykatës së lartë prokurori kishte detyrimin të regjistrojë, dhe shënojë në regjistrin e njoftimeve të veprave penale – çdo njoftim të veprës penale që i vjen. I tillw duhet tw kishte qenw edhe kallzimi i familjarwve tw viktimave tw 21 janarit. Si argument tjetër gjykata e lartë sjell vendimin e gjykatës europiane tw tw drejtave tw njeiut mbi hetimin e 21 janarit shpallur në 14 nëntor 2023 . aty konstatohen në hetimin e tragjedisë me katwr tw vrarw, kurse gjykata e lartë e thotë shqip duke cituyar edhe njwherw strasburgun . cështja e përgjegjësisë së mundshme |”të zinxhirit komandues të Gardës nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës dhe jo në sekuencën apo natyrën e urdhrave që mund të ishin dhënë nga zinxhiri komandues. Kishte pasur gjithashtu edhe një sërë mangësish të tjera në hetim duke përfshirë fshirjen e video-regjistrimeve të incidentit dhe mos-ndjekjen e disa pistave kyçe të hetimit, si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë. Këto mangësi ngritën dyshimin se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim “ citon GJEDNJ gjykata e lartë. Duke qëndruar në të njëjtën valë argumentuese gjykata e lartë urdhëron “Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të rregjstrojë kallzimin e shkurtit 2023. Në 21 janar gjatë protestës para kryeministrisë u vranë katrë demonstrues Ziver Veizi, faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Ndërkohë që vrasja e dy prej tyre nuk ka ende autorë, familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi duke fajësuar edhe funksionarët më të lartë të asaj kohe për vrasje

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA