Top Channel/ 15 arrestime për testet covid/ I përgatisnin false për personat që udhëtonin jashtë
21/06/2021 19:37

“Bëje dhe më duhet sot” , lutet në Whats app njëri nga qytetarët që kërkon një test covidi pa kryer asnjë analizë dhe pa shkuar aspak në një klinikë që ofron shërbime të tilla pas të cilave lejohet udhëtimi jashtë vendit. Prokurori Bledar Balikaj mbasi kqyri dhjetra komunikime me të dyshuarit , firmosi 15 urdhër ndalime, që zbulojnë skemën e falsifikimeve të testeve ,të cilat përftoheshin për shuma nga 15 deri në 25 euro ku mbasi i interesuari konfirmohej negativ ai mund të udhëtonte. Në një nga rastet sipas dosjes që TCH disponon konstatohet se nga telefoni i shtetasit Ermir Koçi dërgohen vazhdimisht fotografi të kartave të identitetit dhe në një moment dërgohet edhe një ID kosovare ku shkruhet se duhet sa më shpejt. Por nga kqyrja e sistemit ‘deep see’ prokurori Valikaj ka zbuluar se porositësi nuk gjendej aspak në Shqipëri dhe pavarësisht kësaj ai e ka siguruar testin. Hetimi nisi mbas kallëzimit të administratorit të një laboratori në Tiranë i cili vuri në dijeni drejtësinë se persona të paidentifikuar po falsifikonin fletë të analizave të testit covid 19 me logon e laboratorit në fjalë duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme. Referuar rasteve të zbuluara në Rinas prokuroria hetoi dhe zbuloi se një nga të dyshuarit kryesore është shtetasi Roland Karrica i cili përmes një kancelarie fotokopje printime ka siguruar teste false. Mes të ndaluarve që janë angazhuar për të ndihmuar të dyshuarin është edhe një mjek si dhe një inxhinier i OSHEE. Prokurori Valikaj në urdhrin e ndalimeve që çoi në pranga 15 persona thekson se në telefonin e të dyshuarit kryesor ka edhe përdorues numrash që nuk janë identifikuar ende.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA