Ndahet nga jeta në moshën 100 vjecare Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2002, Jimmy Carter. Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 1977 deri në vitin 1981, më jetëgjati në histori, i mbijetoi një tumori në vitin 2015 dhe një rrëzimi të rëndë në shtëpi në vitin 2019. Carter lë pas katër fëmijë: John, James, Donnel dhe Amy. Qendra Carter një organizatë jofitimprurëse të cilën e themeloi pasi u largua nga jeta politike në vitin Carter në vitin 1982 tha se ai ndërroi jetë paqësisht të dielën në shtëpinë e tij në Plains, Georgia, i rrethuar nga familja. Djali i tij, Chip Carter, tha se: “Babai im ishte një hero, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që besojnë në paqe, të drejtat e njeriut dhe dashurinë altruiste”. “Bota është familja jonë për shkak të mënyrës se si ai i bashkoi njerëzit. Pasi humbi zgjedhjet përballë Reganit, Carter u rikthye të jetonte në fermën që themeloi i ati, një shtëpi me dy dhoma gjumi, vlera e së cilës sot llogaritet 167 mijë dollarë. Ai njihet si presidenti më modest në Amerikë dhe nuk pranoi të hynte në asnjë prej bordeve të drejtorëve të kompanive apo të mbante fjalime me pagesë, siç kishin bërë paraardhësit e tij.“Refuzoj të kapitalizoj shërbimin tim ndaj Amerikës,” thoshte ai. “Nuk gjykoj ata që e bëjnë, por nuk është ambicia ime të jem i pasur.” Përmes aktivitetit të qendrës carter që ngritu, ai ndërmjetësoi për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare dhe mbajti angazhime të jashtëzakonshme për të drejtat e njeriut dhe si vëzhgues zgjedhjesh në shumë vende të botës. Për këto arsye, në vitin 2002 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe.