Top Channel/ 10-20 paundë dita për drogën”, mediat angleze: Shqiptarët, “mish për top” nga bandat!
13/12/2022 19:10

Emigrantë ilegalë, që jetojnë nëpër streha azili e shtëpi fëmije në Anli, po shenjestrohen nga bandat kriminale, japin alarmin mediat vendase duke cituar burime të policisë. Emigrantët, shumica e të cilëve mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar La Manshin me varka të vogla e gomone, po rekrutohen nga kriminelët për t`u përdorur më pas si mish për top prej tyre. Pjesa dërrmuese e klandestineve që kanë hyrë këtë vit nga kjo rrugë detare në Britaninë e Madhe, janë shqiptarë. “The National” përcjell rezultatet e një hetimi mbi bandat, të cilat qëndrojnë pas rrjetit më të madh të falsifikimit në Britani, të drejtuar nga Mançesteri. Grupet, e lidhura gjithashtu me trafikun e njerëzve dhe lëndëve narkotike, besohet se janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e tregtisë së mallrave të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar prej 8.6 miliardë £ në vit (10.57 miliardë dollarë). Stephen Ëatson, shefi i policisë së Mançesterit, tha se bandat po shfrytëzonin emigrantët duke i përdorur për punë të paligjshme. “Duhet të jemi të qartë se ka njerëz vulnerabël që bëhen më të cënueshëm, edhe pse ka nga ana tjetër edhe disa personazhe mjaft të dyshimtë që janë ‘rrënjosur’ mes krimit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai për The Daily Telegraph. Ëatson dhe ekipi i tij zbuluan se pjesëtarët e bandave po i paguajnë emigrantët, të rritur e fëmijë, 10-20 paundë në ditë që të veprojnë si vëzhgues dhe të lajmërojnë nëse shohin që po afrohen forcat e policisë. Këtë muaj u zbulua se dhjetëra fëmijë refugjatë janë zhdukur. Në Kent, ne juglindje te Anglise, u fol se fundi per zhdukjen e pothuajse një të pestës së të miturve emigrantë shqiptarë, apo gjithsej 39 fëmijë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA