Top Channel/ 1.5 mld € investime të huaja/ Kryesojnë blerja e apartamenteve dhe industria e naftës
26/03/2024 19:35

2023-shi shënoi një rekord sa i përket investimeve të huaja në vendin tonë duke arritur shifrën e gati 1.5 miliardë eurove me rritje 9% nga një viti më parë. Rritjen e udhëhoqi investimi në vlera rekord në sektorin e pasurive të paluajtshme. Banka e Shqipërisë raporton se erdhën 325 milion euro për blerje shtëpie nga të huajt, më shumë se në çdo sektor tjetër. Ndërkohë vendin e dytë për investimet e huaja e mban industria nxjerrëse, me kërkimet për naftë që vazhdojnë në vendin tonë, ndjekur më pas nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit. Këto janë kryesisht para që bankat sjellin në vend për të plotësuar kërkesat e kapitalit rregullator nga Banka e Shqipërisë. Pesëshen e parë e mbyllin sektori i energjisë elektrike dhe tregtia me shumicë dhe pakicë. Ndërkohë bujqësia, një nga sektorët më të rëndësishëm në vend theu “mallkimin” dhe njohu 1 milion euro investime të huaja gjatë këtij viti. Sa i përket shteteve nga erdhën këto investimet, në pesëshen e parë qëndron Holanda, Italia, Turqia, Austria, Kosova dhe SHBA. Për herë të parë në 30 vite amerikanët arrijnë të jenë pjesë e pesëshes së parë. Ndërkohë Turqia pati rritjen më të fortë në vlerë gjatë 2023-it me 121 milion euro më shumë të investuar në vend, ndërsa tkurrjen më të fortë e patën investimet nga Gjermania me 32 milion euro më pak.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA