Të gjithë përplasen për Dritan Dajtin/ Gjykata refuzon SPAK për mbylljen e hetimeve të 3 gjyqtarëve
06/01/2020 19:34

Tre gjyqtarët që u kontrolluan fill pas shpalljes së vendimit për Dritan Dajtin, nën filmimet e bëra publike nga forcat speciale përplasen me njëra tjetrën , gjykatën e posaçme, SPAK dhe policinë e shtetit. Ndërsa Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundërshtoi prokurorinë SPAK, që kërkoi pushim të hetimeve për gjyqtarët Aleks Nikolli, Petrit Aliajt dhe Skënder Daminit , SPAK pretendon se informacioni i është sjellë nga policia e shtetit në mënyrë jo proceduriale. “Informacionet e parashtruara nga oficerët e policisë gjyqësore në referimin penal si dhe në vijim gjatë hetimeve, përsa i përket elementëve penalë të parashikuara nga nenet 319 dhe 319c të kodit penal, janë informacione të mbledhura në rrugë gjurmuese policore, nuk janë të dhëna që janë marrë në formën e duhur proceduriale, si të tilla , të vetme , nuk mundet të shërbejnë si burim prove me vlerë provuese në këtë referim penal”. Por për çfarë informacioni bëhet fjalë për të cilin SPAK nuk mundi të provojë atë që policia gjyqësore i referoi bazuar në gjurmim? Siç pretendoi në atë kohë policia persona të caktuar mund të kishin influencuar tek gjyqtarët për të dhënë vendim favorizues për Dritan Dajtin, por pavarësisht kësaj si dhe zgjatjes dy herë të hetimeve, prokuroria nuk mundi të gjejë prova. Prokurori i çështjes kërkoi kthim të sendeve personale te tre telefonave dhe të shumën prej 17 mijë euro që sipas prokurorit ishin të ardhura nga familjarët e gjyqtarit Skënder Damini. Por as prokuroria dhe as policia nuk kishin gjetur adresën e një të katërti nën hetim , që konsiderohet avokat dhe që kryen shpesh takime me Dajtin. Ky është një nga shkaqet se përse gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i konsideron hetimet të paplota dhe duhen vazhduar më tej. Edhe pse ndërkohë gjyqtarët nga ana e tyre deklarojnë se kanë ushtruar detyrën. Pas heqjes së burgimit të përjetshëm dosja “Dajti” gjendet në gjykatën e lartë ku të dyja palët edhe prokuroria dhe avokatët kanë dorëzuar rekurs.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA