Taksa ndali mallrat serbe/ Bilanci i doganave: Nga 530 milion euro, zbriti në 6 milion euro importe
28/12/2019 20:11

Importi nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina në Kosovë, këtë vit ka rënë në 6 milionë euro nga 530 milionë që ishte më parë dhe kjo si rezultat i taksës 100 për qind mbi mallrat e tyre. Ndërsa eksportet kosovare janë rritur dukshëm me Shqipërinë. Gjermania ndërkohë kryeson listën e eksporteve drejt Kosovës, e ndjekur nga Turqia dhe kina. Për drejtorin e doganës së Kosovës, të ardhurat vazhdojnë me trend pozitiv. Berisha: Kemi rreth 1.2 miliardë euro të hyra falë luftimit të kontrabandës “Ne si doganë kemi mbledhur para tri-katër viteve rreth 950 milionë euro të hyra, sot i kemi rreth 1.2 miliardë euro të hyra, që do të thotë është diku rreth 30 përqind më shumë….. Sipas Berishës ka qenë këtë vit efikase edhe lufta kundër kontrabandës dhe korrupsionit dhe ka patur më shumë se 300 raste kontrabande të zbuluara gjatë 2019. Berisha: Në 2019 vetëm 6 milionë euro importet nga Serbia dhe Bosnja “Themi realisht më 21 nëntor është bërë një vit i plotë prej vendosjes së masave mbrojtëse ndaj produkteve me origjinë të Serbisë dhe Bosnjës në importin, të themi në 2017 kur ka qenë viti i plotë, se 2018 muaji dhjetor dhe nëntor kanë qenë masat mbrojtëse kemi pasur rreth 450 milionë euro, nga Bosnja rreth 85 milionë euro… Për sa i takon raporteve tregtare me Shqipërinë, Berisha thotë se ka mbi 10 për qind më shumë eksporte drejt Kosovës ndërsa kjo e fundit, ka eksportuar në Shqipëri rreth 80 milionë euro mallra. Berisha: Nga 100 në 300 milionë euro rriten këmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë “Produktet shqiptare në tregun Kosovar në baza vjetore janë më shumë për çdo vjet, trendi ka qenë vazhdimisht në rritje i eksportit të Shqipërisë në drejtim të Kosovës ose importi i jonë nga Shqipëria. Për shkak të mos miratimit të buxhetit 2020, Dogana ende nuk ka një projeksion të qartë për vitin 2020, por sipas drejtorit të Doganës do të ketë një parashikim më të lartë për sa i takon të ardhurave në mbi 1.2 miliardë euro.

Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
DIGITALB DIGITALB - OFERTA