Takimi Hashim Thaçi-Albin Kurti, ja në ç’datë e pret presidenti në zyrë
31/12/2019 17:09

Presidenti i Kosovës, gjatë daljes së tij për media me rastin e fundvitit ka bërë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ftesës së tretë të Hashim Thaçit, është pajtuar që takimi ndërmjet tyre të mbahet të hënën, më 6 janar, në ora 15.00. “E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë që zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, tha presidenti Thaçi. Ai ka theksuar se 2019 ishte një vit me plot sfida, ndërsa ka shprehur besimin se 2020 do të jetë vit i tejkalimit të këtyre sfidave në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në adresimin e tij me rastin e fundvitit, kreu i vendit ka folur edhe rreth procesit elektoral për të cilin tha se ka dëshmuar progres të standardeve, ndërsa ka përmendur edhe punën për thellimin e reformave demokratike dhe forcimit të Ushtrisë së Kosovës. Duke folur rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, presidenti Thaçi tha se pret që në javët e para të janarit të arrihet implementimi i tij, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve. “E di për vështirësitë për një arritje të një marrëveshje që janë normale dhe natyrisht partia fituese e përcakton partnerin. Kemi realitet tjetër politik në Kosovës. Çdo marrëveshje e mirëpres dhe do ta shtyj përpara. Është me interes të mos humbet kohë dhe mund të them se Kosova është në një stad të zhvilluar të themelimit të institucioneve dhe çdo marrëveshje që e bëjnë partitë politike do ta mirëpres”, është shprehur ai.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA