Skolioza, më shumë të prekur/ Mjekët: Në moshën 10-vjeçare kontrolloni fëmijët
09/11/2019 19:42

Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri. Fëmijë e të rritur sot kanë probleme me shtyllën kurrizore, pohon profesor Kujtim Haxholli, me një përvojë 40 vjeçare në terapinë fizike. “Në moshën 10-12 vjeç fillon e deformohet kolona vertebrale dhe është e trashëguar. Prindi në këtë moshë duhet t’i bëjë vizitë fëmijës. Në shumë raste është e trashëguar në shumë raste të tjera fitohet. Sot është më problematikë se kurrë, se fëmijët nuk po merren me aktivitet fizik”, shprehet As.Prof.Dr.Kujtim Haxholli. Edhe vetë prindi mund t’i bëjë kontroll fëmijës shumë i lehtë për t’u kryer. “Përkul fëmijën përpara me duar që prekin tokën. Në shumë raste dallohet pasi një anë e brinjëve është më e zhvilluar se tjetra. Krijohet një shinë e drejtë kur është normale shtylla, kur ka devijime, dallohet pasi shina ka spostim” shton Haxholli. Ka shumë arsye që e rëndojnë skoliozën. Një prej tyre është pozicioni i të qëndruarit vazhdimisht shtrembër. “I thonë fëmijës rri drejtë, por ai nuk rri dot, së ka skoliozë. Një çantë e mbajtur vazhdimisht në një anë, leximi shtrirë vazhdimisht në një anë, dhe puna me kompjuter në pozicion shtrembër, janë shkaktarët”, ka thënë Haxholli. Pasi ekzaminohet tek ortopedi pacienti ju drejtohet ushtrimeve fizike. Por a shërohet skolioza? “Duhen ushtrime fizike mund ta korrigjojnë skoliozën. Nuk ka ilaçe për skoliozën, vetëm ushtrime fizike. Ilaçet jepen në moshë të madhe, për qetësim. Joga thotë se shëndeti i njeriut varet nga mirëqenia e kolonës vertebrale”, shprehet Kujtim Haxholli.

Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA