Në janarin e vitit 2006, e përditshja italiane “La Stampa” publikoi një artikull me titull “Propagandë dhe rekrutim. Shqipëria udhëryq i xhihadistëve”. Autori i saj Lorenzo Vidino, korrespondent i kësaj gazete në Ëashington informoi atëherë mbi shqetësimin e shërbimeve sekrete antiterroriste europiane, amerikane e të Lindjes së Mesme mbi rritjen e numrit të xhihadistëve shqiptarë që rekrutonin luftëtarë të rinj të ISIS në komunitetin e diasporës shqiptare në Europë, përfshirë dhe Italinë.