Shuhet këngëtarja e “Nothing Compares 2 U”, O’Connor mbyll sytë në moshën 56-vjeçare
26/07/2023 23:06

Këngëtarja e “Nothing Compares 2 U”, aktivistja irlandeze Sinéad O’Connor mbylli sytë të mërkurën në moshën 56-vjeçare. Familja e artistes njoftoi me trishtim lajmin e ndarjes nga jeta dhe kërkoi privatësi në këtë kohë të vështirë. Menjëherë nisën homazhet nga artistët vendas e botëror për këngëtaren, ndërsa kryeministri irlandez Taoiseach Leo Varadkar në mesazhin e ngushëllimit tha se muzika e O’Connor “u pëlqye në mbarë botën dhe talenti i saj ishte i pakrahasueshëm”. Sinéad O’Connor ngjiti shkallët e karrierës në vitin 1990 me këngën “Nothing Compares 2 U”, e cila kryesoi shumë shpejt listat në shumë shtete dhe qëndroi për katër javë në krye të Billboard Hot 100, duke fituar tre nominime për Grammy. Në karrierën e suksesshme, ajo nxori 10 albume, që thyen rekorde në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Për Sinéad O'Connor, muzika ishte terapia që do ta shëronte nga fëmijëria e trazuar. Pas natyrës së saj rebele, fshihej abuzimi që kishte përjetuar në fëmijëri nga e ëma. Tragjedi në jetën e saj ishte humbja e të birit, që vrau veten në moshën 17-vjeçare, ndërsa më pas u përball me probleme të shëndetit fizik e mendor, përfshirë bipolaritetin. Talenti krijues e shndërroi në yllin e muzikës pop, por nuk fshehu asnjëherë shpirtin e saj rebel. Muzikën e përdori për të përcjellë mesazhe të fuqishme, si protestat përmes teksteve kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve në kishës katolike. Ajo nuk hezitoi të griste një foto të Papës në një televizion amerikan. Sinéad O’Connor do të mbahet mend si këngëtarja, që me zërin e saj kërkonte të dëgjohej e të fliste për plagët e shoqërisë.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA