Deputetja Rudina Hajdari bllokoi dje foltoren e Kuvendit, duke kërkuar që seanca të mbyllet, pasi sipas saj ishte një aktrim i turpshëm, ndërkohë që parlamenti votoi e miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Hajdari tha se Kuvendi është shndërruar në vendin ku bëhen pazare, ndërsa bëri thirrje për reflektim që të hapen listat. Me ngjarjen e djeshme Hajdari u bë edhe deputetja e parë që bllokon foltoren e Kuvendit. Një gjë e tillë është evidentuar edhe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ku duke iu drejtuar Hajdarit ka thënë: Është hera e parë që një zonjë e nderuar bllokon foltoren e Kuvendit!” “Ju garantoj që këtë muaj shtator nuk kam reshtur duke iu takuar dhe duke marrë mendimet tuaja, dhe unë sot flas për ata shqiptarë që janë treguar shumë të të mençur se ata që kam takuar në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare, e dinë që kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe e shesin veten si patriot. Ka qenë kjo sallë plenare ku në 1992 i premtuar shqiptarëve që do të dënoni krimet e komunizmit, i mashtruat se nuk i bëtë, po unë jam me ata që janë të zhgënjyer se ju nuk e bëtë këtë, ka qenë kjo sallë ku ju u thatë shqiptarëve futini lekët në firma piramidale dhe e çuat vendit në tmerret më të mëdha që kanë kaluar, jam me ata që janë të zhgënjyer se ju i mashtruat ka qenë kjo sallë në 1998 se do ua ktheni lekët që do ua ktheni lekët e humbura në firmat piramidale.