Sërish ndotje ajri në Kosovë/ IKSHP: Merrni masa, ka pasoja shëndetësore
16/01/2020 12:14

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka dhënë alarmin lidhur me problemet shëndetësore që mund të kenë qytetarët për shkak të ndotjes së ajrit. IKSHP theksoi se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në një smog ku praktikisht janë ajri i ndotur dhe aerosolet që përbëjnë kërcënim për shëndetin. “Vlerat e grimcave PM2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi ato normale. Efektet afatshkurta të ndotjes prej tyre, sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me asem bronkiale, bronshite kronike, sëmundje obstruktive të mushkërive tek moshat e thyera, rritjen e rasteve të sëmundjeve kardiovaskulare e duke përbëjnë rrezik edhe për kancer, për shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së vdekshmërisë”, thuhet në njoftim. Si burimet kryesore të ndotjes aty identifikohen ndër të tjera termocentralet elektrike, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve djegia e mbeturinave, apo edhe mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme të gjelbra. Për ti bërë ballë situatës, Instituti propozon disa masa, të cilat nisin me hartimin urgjent të një një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet; apo adoptimin e legjislacionit për cilësinë e ajrit në përputhje me direktivat e BE-së dhe standardet e OBSH; ndërsa këshillon të hiqen dorë nga përdorimi i makinave të vjetra, të shtohen sipërfaqet e gjelbra në zonat urbane, të reduktohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzëna.

Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA