Breshëria e plumbave që i morën jetën një 30-vjeçari në Vlorë, thelloi plagën e përgjakshme 200 kilometër larg, në Rrëshenin e mbërthyer nga hakmarrja mes fiseve rivale. Kristian Bardhi alias Marku, është viktima e fundit e një serie vrasjesh mafioze mes fiseve të forta Bardhi, Reçi dhe Gjini. Konflikte të përziera mes gjakmarrjes dhe përplasjeve për punët e pista të shtrira në vendet evropiane.Si kanë nisur pëprlasjet mes të fortëve të Rrëshenit dhe përzierja e trafiqeve me hasmëritë. Dosjet që kanë tronditur nga themelet një komunitet të vogël të mbërthyer nga ngjarjet që po mbjellin terror.