Për herë të parë në histori, sporti shqiptar mori dy medalje olimpike në Paris 2024. Të dyja medaljet erdhën nga sporti i mundjes, një sport force, ku dy shtetas rus të natyralizuar shqiptar morën medalje të bronzta. Pas këtij rezultati, Fiks Fare bëri një vëzhgim në rrethet kryesore të Shqipërisë për ekipet dhe palestrat e mundjes. Tirana i bën stërvitjet në një godinë afër një kishe, me një tavan të rënë. Palestra e Durrësit si në mesjetë, e pa rregulluar, me suva të rënë dhe e pa lyer. Tapet të prishur. E njëjta situatë në Shkodër, ku palestra është vetëm 35 metër katrorë, me një tualet shumë të vogël dhe të pa rregulluar. Tapeti i çarë, ku sportistët rrezikojnë dëmtimin. Elbasani dhe Korça as nuk kanë ekip mundje, ndërsa shefat e klubeve ia vënë fajin ligjit të sportit dhe sponsorizimeve.