Rezistenca ndaj antibiotikëve/ Për një të ri do të duhen 30 vite, ndaj përdorini atëherë kur duhet
23/11/2019 20:08

Bakteriet apo mikroorganizmat kanë krijuar rezistencë ndaj disa antibiotikëve në vendin tonë siç janë penicilina apo të tjera, të cilat e kanë humbur betejën ndaj stafilokokut dhe nuk përdoren më. “Kemi një sasi të shtuar të rezistencës së stafilokokut ndaj penicilines”, tregon Andi Korraqi, president i Shoqatës Ballkanike të Mikrobiologjisë. Në javën e ndërgjegjësimit, për të përdorur antibiotikë atëherë aty ku duhet dhe kur duhet, mjekët mikrobiologë sugjerojnë që mikroorganizmat të mos luftohen nga jashtë pasi përveç rezistencës që krijojnë, shkaktojnë dhe dëme të tjera në organizëm. “Kur përdorim antibiotik ne shkatërrojmë mikroorganizma të tjerë, të cilët janë të domosdoshëm për florën mikrobike të zorrës dhe duke i dëmtuar ato ne krijojmë hapësira të tjera për t’u sëmurur”, thotë Korraqi. Për shkak të rezistencës që krijojnë, beteja ndërmjet antibiotikëve dhe mikrobeve konsiderohet e humbur pasi për një antibiotik të ri kërkohet një kohë 5 herë më e gjatë se koha që duhet që ato të krijojnë rezistencë. “Për një antibiotik të ri kërkohen 30 vjet, ndërsa një bakter krijon rezistencë për 4-5 vjet”, thotë Korraqi. Shoqata Ballkanike e Mikrobiologjisë Klinike është mbledhur në Tiranë ku kanë diskutuar për probleme të mikrobiologjiksë si tek njerëzit, ashtu edhe tek kafshët, pasi një sasi të konsiderueshme të antibiotikëve e marrim nga konsumi i mishit të kafshëve për shkak të keqpërdorimit të tyre edhe në veterinari.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA