Referendumi, çfarë synon Meta? Frrok Çupi dhe Enton Abilekaj komentojnë lëvizjen e Presidentit
23/11/2019 19:43

Presideti Ilir Meta, i tregoi shqiptarëve paraditën e të shtunës, nenin 150 të Kushtetutës, se si organizohet një referendum, duke premtuar se të henën do të propozojë ide konkrete. Analisti Frrok Çupi e shikon propozimin e Presidentit si një gjë aspak të papritur. “Meta është betuar se deri në fund do të krijojë gjëra për ta penguar me çdo kusht reformën në drejtësi, pra drejtësinë që do të vij. Meta ka një qëllim, ta shtyjë sa më shumë për ta lënë vëndin pa drejtësi dhe ta shtyjë sa më tepër ditën që do të japë llogari”, shprehet Çupi. Ndërsa Enton Abilekaj deklaron se ideja e Presidentit s’do jetë e lehtë të realizohet. “Nuk ka referendum mbrohet apo jo Kushtetuta se të dyja palët pretendojnë se po mbrojnë Kushtetutën. Pyetja konkrete është shumë e vështirë për t’u bërë. Kjo ide e referendumit nuk ka asnjë mundësi konkrete për momentin është vetëm një rrugëdalje politike që shef Presidenti në kushtet kur konfliktit nuk po i jepet një zgjidhje në favor të presidentit”, thotë Abilekaj. Frrok Çupi dhe Enton Abilekaj japin këto opinione, se çfarë synon Presidenti të arrijë përmes referendumit. “Do ta zhveshë këtë popull nga institucionet. Ai po tenton ta thërrasë popullin në ndihmë të vet. Domethënë nëse ky vetë ka kryet krime ka bërë gafa ka rrënuar shtetit ka rrënuar drejtësinë ekonominë po thërret popullim të shpëtojë Ilir Metën. Ilir Meta është betuar në këtë kushtetutë dhe e ka pranuar postin në këtë kushtetutë dhe tani thotë që kjo kushtetutë nuk vlen. Është një leckë që duhet flakur. Atëhere nëse e ka pranuar postin dhe Presidencën mbi bazën e kësaj Kushtetute, atëherë duhet t’i qëndorjë asaj. Ndryshe degradimi prej kësaj Kushtetute është tradhëti”, thotë Çupi. “Ai kërkon që nëpërmjet referendumit të krijojë një lëvizje elektorale në vend në favor të tij, ta provojë veten. Ka hyrë në një betëjë që është më shumë politike sesa institucionale dhe duke patur avantazhin që është i vetëm në këtë luftë kundra maxhorancës, mund të përfitojë një mbështetje opozitare nga populli opozitar”, thotë Abilekaj.

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA